Xavi spastron skuadrën – shtatë lojtarëve iu tregohet dera e largimit

Xavi Hernandez ka kërkuar largimin e shtatë lojtarëve nga klubi.

Trajneri spanjoll, Xavi po synon të bëjë ndryshimin e madh te Barca, për ta kthyer klubin në majat e futbollit evropian.

Skuadra po punon për disa blerje gjatë kësaj merkatoje, por po ashtu planifikohen edhe largime. Sipas mediave spanjolle, Xavi ka shtatë lojtarë në listën për t’i larguar, përcjell lajmi.net.

Portieri brazilian Neto, së bashku me Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite janë tre të parët që duhet t’iu bëhet zgjidhje.

Po ashtu, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Rey Manaj (tashmë i zyrtarizuar te Watford) janë jashtë planeve të Xavi.

Memphis Depay është lojtari i shtatë. Holandezi pritet të përfshihet në një ofertë drejt Sevilla, për Jules Kounde.

Lewandowski, Raphinha, Kounde, Azpilicueta e Marcos Alonso pritet të afrohen në klubin katalan.