Xavi për rikthimin e Messit te Barcelona: Jam i dashuruar në të, është një kërcim i fundit si Michael Jordan

Lionel Messi vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Barcelonës për sezonin e ri.

Gjeniu argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe ende nuk ka vendosur për të ardhme e tij.

Barcelona po tenton rikthimin e Messit në Camp Nou dhe këtë nuk e fsheh askush në klubin katalunas.

Madje trajneri Xavi Hernandez ka dhënë sot një intervistë ku i ka bërë të qartë Messit se dyert e klubit për të janë të hapura.

“Do të varet nga shumë gjëra. Ne jemi padyshim në mëshirën e Fair Play-it financiar. Por unë mendoj se ajo nga e cila do të varet më shumë janë dëshirat e Leos. Ai e di se kjo është shtëpia e tij, se dyert janë të hapura dhe se ne do të ishim të lumtur ta kishim atë”, tha Xavi.

Reklama
Tutje Xavi ka thënë se është i dashuruar me Messin, teksa e cilëson rikthimin e tij si të basketbollistit legjendar Michael Jordan te Chicago Bulls.

“Po, unë jam i dashuruar në Leon… Mos e keqinterpreto këtë… (qesh). E kam parë atë të rritet në klub, e njoh, e di rëndësinë e tij si futbollist. Ai është shembullor në shumë aspekte”.

“Është normale që njerëzit janë të emocionuar. Është një kërcim i fundit si Michael Jordan”, përfundoi Xavi