Xavi para El Clasicos: Ndeshje e veçantë dhe e vështirë, por i duam tri pikët

Xavi Hernandez beson se El Clasico e kësaj të diele nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të La Ligas, por ai ka besim se do të shërbejë për të konsoliduar formën e mirë të ekipit të tij, megjithëse e sheh Real Madridin si favorit.

Trajner i Barcelonës mezi pret ndeshjen mes rivalëve, pranon se skuadra e tij ka  një lojë të vështirë përpara, por ata do të luftojnë për fitore.

“Është shumë e veçantë. Është një lojë e vështirë dhe e komplikuar. Të luash atje është gjithmonë e vështirë. Ne do të sulmojmë dhe do të luajmë për të marrë tre pikë”, ka thënë fillimisht Cavi në konferencë për shtyp.

“Fitorja e nesërme na vendos në një pozicion të mirë për të arritur objektivin tonë të parë, që është hyrja në Ligën e Kampionëve”.