Xavi nuk do ta përdorë tani e tutje një lojtar jashtë pozicionit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Herndandez ka vendosur të mos i ndryshojë më rolin qendërmbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo.

Me Xavin që ndjen nxehtësinë pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër Gironas dhe Royal Antwerp, ndryshimet në formacion janë të pashmangshme.

Megjithatë, kjo do të ndodh vetëm nëse trajneri i Barcelonës dëshiron të kthehet në rrugën e fitores.

Një nga shqetësimet kryesore ka qenë shqetësimi i Araujos për të luajtur si mbrojtës i djathtë, një rol që ai shprehu hezitim që nga dita e parë.

Sipas Diario Sport, me synimin për të rregulluar problemet e mbrojtjes së ekipit, Xavi ka vendosur të përdorë uruguaianin vetëm si qendërmbrojtës.

Ky rregullim do t’i hapte rrugën francezit Jules Kounde ose portugezit Joao Cancelo për të plotësuar pozicionin e mbrojtësit të djathtë.