Xavi në takim me Frenkie de Jong – lojtarit iu kërkua reduktim page prej 50%, palët të kënaqura

Xavi Hernandez dhe Frenkie de Jong raportohet të kenë mbyllur një takim pak minuta më parë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është një nga më meritorët për të gjitha marrëveshjet që Barcelona po i arrin në merkaton e verës.

Tani, trajneri është aktivizuar për të zgjidhur edhe çështjen e Frenkie de Jong, lojtarit që po kërkohet nga Man United por që nuk e dëshiron largimin.

Raportime nga Javi Miguel i ‘AS’ bëjnë të ditur se Xavi i ka kërkuar lojtarit një reduktim prej 50% në pagën e tij, përcjell lajmi.net.

Mesfushori holandez është shprehur i gatshëm të bëjë një hap të tillë dhe duket se gjithçka do të përfundojë siç është më së miri për të dyja palët.

Barcelona është e hapur ta mbajë lojtarin në klub nëse paga i reduktohet. Tani, Frenkie është gati të bëjë hapin e madh për të ndihmuar klubin.

Thuhet se të dyja palët (Xavi dhe De Jong) dolën të lumtur nga takimi i pak minutave më parë.