Xavi merr përgjegjësin në humbjen ndaj Rayos

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka marr përgjegjësin në humbjen ndaj Rayo Vallecanos.

Barcelona mbrëmë u mposht 1:0 në shtëpi nga Rayo Vallecano.

Ishte humbja e tretë me radhë e ekipit blaugrana në ‘Camp Nou’, pas asaj në çerekfinale të Evropa Ligës ndaj Frankfurtit dhe Cadiz në La Liga.

Pas ndeshjes përgjegjësin e disfatës e mori mbi supe Xavi. Sipas tij faj kanë të gjithë, por personi përgjegjës për humbje është ai.

“Jemi në një periudhë të vështirë dhe duhet të jemi shumë të bashkuar. I kuptoj kritikat, fajin e kemi të gjithë dhe personi më përgjegjës si trajner jam unë”, ishin fjalët e Xavit, përcjell lajmi.net.

Me humbjen e mbrëmshme Barça qëndron në pozitën e dytë me 63 pikë, 15 më pak se rivali i tyre më i madh Real Madrid që janë në vendin e parë.