Xavi: Mendoj se po bëjmë një ekip të madh, por në fund duhet të tregohet

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas ‘El Clasicos’.
Barcelona dhe Real Madridi janë përballuar me njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes miqësore në Las Vegas.

Fitore në ‘El Clasico’ ka arritur ekipi ‘blaugrana’, 1:0 me golin e Raphinhas.

Pas atij triumfi, Xavi ka folur për objektivat e ekipit të tij për sezonin që po vije.

“Ne jemi këtu që Barça të fitojë përsëri dhe të konkurrojë përsëri, të fitojë përsëri tituj, që është objektivi i këtij viti. Ndjesitë janë të mira dhe pozitive. Mendoj se po bëjmë një ekip të madh, por në fund duhet të tregohet”, tha fillimisht trajneri, përcjell lajmi.net.

Xavi nuk hezitoi të flasë për dy blerjet e fundit të ekipit të tij, Raphinhan dhe Lewandowskin.

“Ju keni parë tashmë Raphinha, i aftë për të bërë ndryshim, shumë dinamik, ai mund të luajë në të dy krahët. Dhe Roberti është një yll botëror. Një yll botëror që vjen me përulësi të jashtëzakonshme, kush vjen të na ndihmojë dhe që është përshtatur shumë shpejtë. E vërteta është se jam shumë i kënaqur me këto dy inkorporime qe ne te njëjtën kohe do ti japin shumë konkurrencë lojtarëve të tjerë”, përfundoi ai.

Barcelona sot ka arritur fitoren e dytë në kuadër të miqësoreve që po i zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.