Xavi i kënaqur me dominimin e Barcelonës në fitoren ndaj Real Betisit

Barcelona ka pasur një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit në La Liga, pasi ka tetë pikë përpara vendit të dytë, Real Madridit, pas fitores 2-1 të mërkurën mbrëma ndaj Real Betis.

Pas ndeshjes kundër Los Verdiblancos, Barça ka arritur zyrtarisht në gjysmë të sezonit të ligës, pasi ka luajtur tashmë 19 ndeshje. Deri tani, ata kanë grumbulluar 50 pikë dhe kanë pranuar vetëm shtatë gola.

Xavi Hernandez po kërkon të fitojë La Ligën e tij të parë si trajner, pasi ka fituar tetë si lojtar i Barcelonës.

Ai ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në Andaluzi dhe ndjeu se kishte një përmirësim të madh nga fitorja ndaj Gironas të shtunën.

“Jam shumë i kënaqur me lojën. Jemi përmirësuar shumë në krahasim me ndeshjen kundër Gironas. Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer”.

 

“Sot ishte çelësi për të mos humbur topin dhe ne e minimizuam atë. Ne dominuam nga fillimi në fund”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.

Real Madridi mund ta zvogëlojë epërsinë e Barcelonës në pesë pikë nëse mposht Valencian sot (e enjte) mbrëma.