Xavi i inatosur nga humbja e Barcelonës ndaj Bayern

Xavi Hernandez nuk është shprehur aspak i lumtur pas humbjes së Barcelonës ndaj Bayern.

Barcelona bëri një ndeshje mjaft të mirë mbrëmë ndaj Bayern, megjithatë kampionët gjermanë gjetën rrugën për te fitorja.

Xavi beson se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen dhe kjo e bënte atë edhe më të nervozuar.

“Jam i inatosur, jam i inatosur. Nuk më pëlqen të humbas – dhe s’e merituam”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ishim më të mirë, i dominuam. Ishim më të mirë. Por kjo është Champions League”, shtoi trajneri. “Procesi ishte mirë, rezultati i keq. Ishe mundësi e artë të fitonim në këtë stadium dhe u larguam me humbje”, ishin fjalët e Xavi.

Barcelona vazhdon serinë negative ndaj Bayern Munich në vitet e fundit.