Xavi e do Koulibalyn në ‘Camp Nou’

Barcelona po vazhdon të mendojë për repartin defensiv të skuadrës.

Katalanët me shumë gjasë do ta kenë Andreas Christensen si ardhje të re në ‘Camp Nou’ gjatë verës, por nuk duan të ndalen me kaq.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona janë në bisedime të avancuara me Kalidou Koulibaly, përcjell lajmi.net.

Lojtari shihet si dëshirë e madhe e trajnerit Xavi Hernandez, por i gjithë operacioni po pengohet nga një tjetër problem.

Napoli kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e mbrojtësit senegalez.

Cesar Azpilicueta vazhdon po ashtu të jetë akoma i lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Camp Nou’.