Xavi: Do ta shikoj ndeshjen Real Madrid – PSG, shpresoj të fitojnë Messi dhe Neymar

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur për ndeshjen mes Real Madridit dhe PSG-së, ku ka shtuar se do ta shikojë këtë përballje të madhe, duke i uruar fat Leo Messit dhe Neymarit.

Ndeshja e parë ishte fituar nga PSG me rezultat 1-0, me një gol të Kylian Mbappe në momentet e fundit.

“Sot është një ndeshje e madhe për Leo (Messi), por edhe për PSG-në dhe Real Madridin”.

“Unë do ta shikoj ndeshjen. Nuk do t’ju gënjej duke thënë se do të ha darkë jashtë. Do ta shikoj dhe do ta shijoj”, ka thënë Xavi.

Ai shtoi se i vjen keq që Barcelona nuk merr pjesë në këtë garë, por shtoi se ndeshje si Real Madridi – PSG, shikohen nga të gjitha ata që e pëlqejnë futbollin.

“Më vjen keq që nuk po luajmë në Ligën e Kampionëve. Duhet të jem i sinqertë. Është një ndeshje e shkëlqyer”.

“Dhe kushdo që e pëlqen futbollin do ta shikojë. Skuadra më e mirë do të fitojë”, deklaroi ai.

Në fund një urim për dy miqtë e tij Messin dhe Neymar, që ka bërë histori së bashku me ta te Barcelona.

“Urimet e mia më të mira për Leo dhe Neymar. Ata janë miqtë e mi. Skuadra më e mirë do të fitojë. Por nëse Leo Messi dhe Neymar fitojnë, atëherë edhe më mirë”, nënvizoi ai.