Warriors arrijnë fitoren e radhës, Lakers mposhten nga Clippers

Mbrëmë janë zhvilluar disa ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka arritur të mposht me lehtësi Phoenix Suns 118-96.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe rezultati pas dy çerekëve të parë ishte 51-48, por diferenca u bë në dy çerekët e fundit ku vendasit ishin të pandalshëm për të arritur fitore të fund.

Stephen Curry ishte më meritori për fitoren e Warriors me 23 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Në anën tjetër Los Angeles Lakers janë mposhtur nga Los Angeles Clippers 115-119

Clippers ishin pothuajse gjatë tërë kohës në epërsi konstante të cilën arritën ta ruajnë deri në fund për të marrë një fitore të rëndësishme.

Më i miri te Clippers ishte Marcus Morris me 21 pikë, kurse te Lakers u dallua Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime.