Wang Yi – Blinken , bisedime për menaxhimin e mosmarrëveshjeve

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, u takuan të premten gjatë pjesëmarrjes në Sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Të dyja palët pranuan natyrën e sinqertë dhe thelbësore të takimit të tyre, duke rënë dakord mbi domosdoshmërinë e gjetjes së një rruge drejt bashkëjetesës paqësore.

Ata shprehën angazhimet për zbatimin e konsensusit të arritur në takimin e dy krerëve të shteteve në San Francisko, duke rritur dialogun, menaxhimin e mosmarrëveshjeve dhe promovimin e marrëdhënieve të qëndrueshme e të shëndetshme dypalëshe, duke ruajtur komunikimin për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.