Kyle Walker do të largohet nga Manchester City pas gjashtë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Në fakt mbrojtësi i majtë do të largohet nga vendlindja e tij, pasi karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga te kampioni në fuqi Bayern Munich.
Sky Sport ka raportuar se ka qenë trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel që e ka telefonuar personalisht anglezin duke e bindur për t’iu bashkuar atij në Munich.
Tani kur lojtari është bindur të transferohet në Munich, drejtuesit e dy klubeve janë duke zhvilluar negociata për të gjetur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e Walker në Allianz Arena.
33-vjeçari ka kontratë me citizens deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk pritet të ketë ndonjë pengesë të madhe për tu arritur marrëveshja.
Walker do të ishte një ndihmë e madhe për Bayernin në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi anglezi ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet që të bëhet gjatë kësaj jave, pasi nuk duket se do të ketë probleme për tu gjetur gjuha e përbashkët e transferimit të tij në Munich.