Vetëvendosje e LDK bënë pauzë negociatash, më 10 janar, duke mos u takuar, të paktën publikisht.
Por, tentimet për akord nuk morën fund, megjithatë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri tha se qasja për atë se si do të bëhet marrëveshja, ndryshoi nga 26 dhjetori, kur Glauk Konjufca u bë kryetar Kuvendit.
Më kritik e më direkt në raport me Vetëvendosjen, është nënkryetari tjetër i LDK, Agim Veliu.
Pretendenti për krye-qeveritar, Albin Kurti, nuk u deklarua, të premten, në lidhje me këto që thanë nënkryetarët me ndikim në LDK.
Por, deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila garoi në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, tha se edhe partia e Hazirit e Veliut ka përgjegjësi për mosmarrëveshjet.