Vulin: Askujt në rajon nuk i pengon kur shqiptarët shënojnë Ditën e Flamurit

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se ishte krenar që shënoi festën e unitetit serb dhe flamurit, dhe vlerësoi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq po sulmohej sepse sipas tij, “ai bashkoi serbët, dhe Serbinë sepse ai nuk ishte gjunjëzuar”.

Vulin tha në TV Pink se Vuçiq po sulmohej sepse ai ishte ai që bashkoi popullin serb, transmeton Klankosova.tv.

Ai pyeti “cili është problemi me të qenit serbë të bashkuar” dhe shtoi se nuk ka vënë re se askujt në rajon nuk i pengon kur “shqiptarët shënojnë Ditën e Flamurit dhe shfaqin flamurin e tyre kudo që jetojnë, por se kur serbët duhet të shfaqin trengjyrëshin e tyre, atëherë është problem”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.