Grubi: Kufij midis nesh nuk duhet të ketë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi është deklaruar në lidhje me seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në Facebook shkroi se sot u shkrua historia dhe u thellua bashkëpunimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Ka përfunduar duke vlerësuar se kufij midis dy vendeve nuk duhet të ketë.

“Në cilësinë e organizatorit të mbledhjes së përbashkët midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ndjej kënaqësi të madhe që sot bëmë historinë dhe realizuam mbledhjen e parë ndërqeveritare midis dy vendeve tona e që ishte synim i kahmotshëm. Sot thelluam bashkëpunimin edhe më tej për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Kufij midis nesh nuk duhet të ketë dhe bashkëpunimi midis nesh nuk duhet të ketë kufij”, shkroi Grubi, transmeton TV21.