Vuçiq thërret takim urgjent pas ngjarjeve në Veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.

Kështu raporton gazeta “Novosti” duke iu referuar burimeve, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se temë qendrore e takimit do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.