Vuçiq takohet sot me Jens Stoltenberg, diskutohet për misionin e NATO-s në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një vizitë pune në selinë e NATO-s.

Aty Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Agjenda e këtij takimi dypalësh pritet të përfshijë dialogun politik.

Por edhe partneritetin dhe mekanizmat praktikë të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe NATO-s.

Po ashtu pritet të diskutohet lidhur me misionin e NATO-s dhe rolin e tij në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.