Vuçiq: Serbia e përkushtuar në rrugën për BE, qëndrim të ndryshëm për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë rënë dakord për të gjitha çështjet e rëndësishme por ka pasur dallime vetëm në çështje që lidhen me Kosovën, siç është pranimit në ENTSO.

Vuçiq theksoi se Serbia mbetet pa mëdyshje në rrugën për në BE, se ajo vazhdon të përshtatet me standardet dhe rregullat e BE-së, por që ruan të drejtën që gjithmonë të shprehë qëndrimin e saj për çdo çështje, në përputhje me parimet demokratike të Unionit.

“Ne patëm një takim të mirë, të hapur dhe shumë të gjatë. Ne diskutuam të gjitha temat e rëndësishme”, tha kreu i shtetit serb kur u pyet rreth pavarësimit energjetik të Kosovës me rastin e pranimit të saj nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues (ENTSO), raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Dua të falënderoj të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, abstenimin e Hungarisë. Kemi pikëpamje të ndryshme. Këto janë probleme dhe ne mezi presim heqjen e tarifave, të gjitha masat reciproke janë të pakuptimta’, shtoi Vuçiq.

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia është në rrugën e saj evropiane.