Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca, kohë më parë vizitoi Abu Dhabin.
E natyrisht se kur viziton atë vend, nuk lë pa u ndalur në xhaminë Sheikh Zayed, ashtu veproi edhe Luana.
Së fundi, ajo ka ndarë foto dhe video nga vizita që i bëri Sheikh Zayed, ndërsa përmes atyre pamjeve uron për Ramazan.
“Zoti ju bekoftë të gjithëve, Ramazan”, ka shkruar ajo, ndërsa mori komente e pëlqime nga ana e ndjekësve.