“Vuçiq rrezikon paqen”/Ky është plani i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës – kështu duhet të veprojë SHBA

Serbia është ajo e cila po zhvillon një diskurs agresiv ndaj Kosovës dhe jo vetëm. Ajo këtë po e synon në gjithë Ballkanin Perëndimor.

E së fundmi, një grup i kongresistëve amerikanë kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, t’u vihen sanksione atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.

Ndër tjera në letrën drejtuar Bidenit, ata shprehen se janë të shqetësuar për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund të ketë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Qarri: Sanksionet ndaj Serbisë të jenë politike, ekonomike deri tek ndalimi i hyrjes në SHBA i biznesmenëve dhe funksionarëve të lartë, përfshi edhe Vuçiqin

Lidhur me këtë, analisti politik, Gani Qarri në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se plani i Serbisë është që përveç Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ta shkatërrojë edhe shtetin e Kosovës dhe për këto arsye SHBA nuk mund të rri e qetë dhe të mos reagojë në mënyrë adekuate.

Image

Gani Qarri

Foto galeri

Duke pasur parasysh faktin tejet problematik, si tendenca e Vuçiqit dhe Serbisë okupatore për bosnjëzimin e Kosovës, me asociacionin e kundërligjshëm një-etnik serb, në Kosovën multietnike, i cili bie në kundërshtim të plotë në hiq më pak se 23 nene të kushtetutës së Kosovës dhe përveç kësaj edhe shtatë kapituj të Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën e vendit, gjithë kjo dëshmon se Serbia përveç Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ka për qëllim ta shkatërrojë edhe shtetin e Kosovës dhe përsëris luftën e viteve të 90-ta në gjithë rajonin, ndaj para këtyre veprimeve agresive, as SHBA nuk mund të rri e qetë dhe të mos reagojë në mënyrë adekuate. Madje siç u tha edhe më lartë, përveç faktit se 7 kapitujt të asociacionit, bien ndesh me Kushtetutën e vendit tonë, në Kosovë nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, gjë që siç shprehet edhe kryeministri i vendit, një herë ka ndodhur në Dejton, kur edhe është imponuar një ngrehinë e ngritur mbi gjakun e mijëra boshnjakëve të pafajshëm jo-serb, si “Republika Serbe” e cila është kthyer në kancer për shtetin e Bosnjës dhe paqen në gjithë rajonin”, ka thënë analisti.

Sipas tij, departamenti amerikan duhet që urgjentisht të marrë masat e nevojshme për ndalimin e Serbisë, për të mos rrezikuar paqen në Ballkan.

Ndaj duke parë se Serbia okupatore me kriminelin Vuçiq në krye, po tenton me këmbëngulje që edhe në Kosovë të shpif një ngrehinë të ngjashme si “republika serbe”, si hap i parë për ndarjen e Kosovës dhe gllabërimin e Veriut me pjesët më vitale të vendit tonë dhe acarimin deri në përmasa të rrezikshme, të situatës në Bosnje e Hercegovinë, ku kemi pasur gjakderdhjet më të mëdha dhe krimet më monstruoze serbe, reagimi i kongresistëve amerikan është plotësisht i arsyeshëm, ndaj dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duhet urgjentisht të ndërmerr masat e nevojshme për ndalimin e Serbisë, që të mos guxojë, ta rrezikojë paqen dhe nisë luftime të reja për territore në rajon”, shprehet ai.

Qarri deklaron se ajo çfarë kanë bërë kongresistët amerikanë, e kanë me shumë të drejtë sepse vet Serbia po e rrezikon një destabilizim në Ballkan.

Madje ai thotë se sanksionet ndaj Serbisë të jenë nga një gamë e gjerë e fushës politike dhe ekonomike deri tek ndalimi i hyrjes në SHBA i biznesmenëve dhe funksionarëve të lartë serb, përfshi edhe vet Aleksandër Vuçiqin, si rrezikues i paqes dhe nxitës i konflikteve të reja në rajon.

Ndaj duke nuhatur rrezikun që nga Serbia po i kërcënohet gjithë rajonit, me shumë të drejtë, një grup i kongresistëve amerikanë kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, t’u vihen sanksione atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor duke akuzuar drejtpërsëdrejti presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq edhe për thellim të krimit dhe korrupsionit, si dhe presion të paprecedent ndaj mediave edhe në Serbi. Madje duke qenë se administrata amerikane është tejet e shqetësuar edhe për blerjen e armëve ruse nga shteti serb, sanksionet kundër Serbisë, sidomos pas kërkesës së kongresistëve në SHBA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, janë plotësisht të mundshme, edhe nëse duket se ato, nuk janë në plan për momentin. Kurse sa u takon vet sanksioneve kundër Serbisë, ato mund të jenë nga një gamë e gjerë e fushës politike dhe ekonomike deri tek ndalimi i hyrjes në SHBA i biznesmenëve dhe funksionarve të lartë serb, përfshi edhe vet Aleksandër Vuçiqin, si rrezikues i paqes dhe nxitës i konflikteve të reja në rajon, masa me të cilat mund të ndalet edhe diskursi agresiv i Serbisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

Halimi: Serbia të sanksionohet që nga kufizimi ushtarak, ekonomik dhe diplomatik deri në disiplinimin e saj

Kurse, Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ishte dashur që herët të sanksionojë Serbinë, pas luftërave agresive në vendet e rajonit.

Image

Armend Halimi

Foto galeri

Sipas tij, sanksionet të cilat duhet marrë ndaj Serbisë janë që nga kufizimi ushtarak, ekonomik dhe diplomatik deri në disiplinimin e saj.

Bashkësia ndërkombëtare ishte dashur që pas luftërave agresive të kryera nga Serbia ndaj vendeve të rajonit, të sanksionohet me rezoluta të ndryshme, duke e kufizuar që nga aspekti ushtarak, ekonomik dhe diplomatik deri në disiplinimin e saj, sikurse u praktikua ndaj Gjermanisë naziste. Ndryshe, mos qasja e tillë ndaj një Serbie agresive ka bërë që ajo të vazhdojë rolin e saj destruktiv e destabilizues deri në ditën e sotme, si në Mal të Zi, Bosnje e Kosovë, duke qenë sponzorizues i grupeve radikale brenda këtyre shteteve”, shprehet ai.

Ai deklaron se SHBA dhe BE duhet bërë presion për ndryshimet diskursit të politikës aktuale serbe.

Andaj, bashkësia ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA dhe BE me anë të mekanizmave të tyre duhet bërë presion për ndryshimet e diskursit të politikës aktuale serbe, dhe reflektimin e saj demokratik dhe të fqinjësisë së mirë dhe kjo jo vetëm për arsyet e degradimit të brendshëm të këtij vendi, por edhe të politikës së saj të jashtme. Sidoqoftë, një politikë e udhëhequr nga bashkëpunëtorë të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, vështirë se do të jetë ndryshe”, përfundon Armend Halimi për “Bota sot”.