Vuçiq: Në Bruksel konfirmojmë rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot gjithashtu konfirmoi se bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, përcjell TV21. Vuçiq thotë se pjesëmarrja do të konfirmojë rrugën evropiane të tre shteteve.

“Vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një tjetër hap drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian. Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në Samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar mes tjerash Vuçiq.