Vuçiq: Kurti fajtori kryesor për gjendjen në veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dëshirë të shkaktojë konflikte në Kosovë.

Sipas tij, fajtori kryesor për gjendjen në veri të Kosovës, është Albin Kurti.

“Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë dhe ajo është për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se serbët e mbledhur në këto komuna, janë grumbulluar për t’i përdorur ndërtesat e tyre.

Ka shtuar se ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët.

“Në mëngjes i kanë pritë KFOR-i dhe teli gjembor, është dashur t’u ndalohet hyrja kryetarëve të komunave që Kurti i ka zgjedhur në tualet, apo kabinet, ky kryetari i rremë i Leposaviqit është ende në ndërtesë”, ka theksuar Vuçiq.