Vuçiç ndan pamje nga darka me Ramën: Pimë verëra serbe! Miqësia jonë, për të ardhmen e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, mbrëmjen e sotme arriti në Beograd, teksa është pritur nga ministri i Jashtëm në aeroport, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për shefin e qeverisë shqiptare, zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë pamje nga darka në një prej restoranteve më në zë dhe shkruan se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u kanë ofruar mysafirëve verëra serbë, të cilat mund të krahasohen me verërat franceze. Ai shkruan se miqësia e tyre është një miqësi për të ardhmen e të gjitha rajonit.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit,” shkruan Vuçiç bashkangjitur fotos!

Top Channel