Vritet edhe një gjeneral major rus në Ukrainë

Edhe një gjeneral rus raportohet se është vra në Ukrainë.

Lajmin për vrasjen e gjeneralit e ka publikuar sjell “Conflict Neës” përmes një postimi në llogarinë në rrjetin social Twitter.

Aty shkruan se, Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vrarë një gjeneral major rus në luftimet që po vazhdojnë të zhvillohen në Ukrainë.

“E fundit: Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vrarë një general major rus në qytet”, shkruan “Conflict Neës”, derisa ka publikuar edhe fotografinë e gjeneralit rus.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se 12 komandantë ushtarakë të Putinit janë vrarë në betejë që kur lideri rus filloi pushtimin e Ukrainës.