Forcat e armatosura të Ukrainës: Katër helikopterë rusë u rrëzuan

Lufta në Ukrainë hyri sot në ditën e njëzetë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dha raportin e përditshëm të mëngjesit, ku, mes tjerash, tha:

Forcat ruse mbeten të fokusuara në ruajtjen e fitoreve të tyre në territorin ukrainas dhe nuk kanë arritur të bëjnë përparime të mëtejshme.

Trupat ruse, megjithatë, kanë vazhduar të kryejnë sulme me raketa dhe bombardime në infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Ushtarët rusë kanë përdorur objektet e kujdesit shëndetësor në territoret e pushtuara, për të trajtuar personelin e plagosur.

Katër helikopterë, një avion dhe një raketë lundruese, që i përkisnin Rusisë, janë goditur nga forcat ukrainase.

Njësitë ukrainase kanë arritur të shmangin përpjekjet ruse për të kapur qytetin port të Mariupolit.

Gjendja morale dhe psikologjike e trupave ruse “mbetet e dobët”. Ushtarakët rusë duket se refuzojnë të pranojnë komanda.

REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.