Vrau 93 gra, vdes në burg vrasësi serik në SHBA

Vrasësi më i madh serial në SHBA vdiq disa orë para Vitit të Ri. Tetëdhjetë vjeçari Samuel Litël, i cili ka vuajtur tre burgime të përjetshme pa kusht për vrasjen e tre grave në vitet 1980 në Los Anxhelos, ka vdekur në një spital burgu.

Që nga burgosja e tij, ai ka pranuar gjithsej 93 vrasje. Deri më tani, FBI ka mundur ta ndërlidh me 50 prej tyre dhe hetimi për të tjerët është duke vazhduar.

Para se t’i merrte dënimet e përjetshme, Litël shërbeu edhe dy deri katër vjet të tjera deri në vitin 1987 dhe më pas 14 muaj deri në prill të vitit 2014 për përdorimin e armëve dhe rrëmbim.

Ai më vonë pranoi se ka ngulfatur 93 persona midis viteve 1970 dhe 2005, ndërsa njërën nga viktimat e tij e ka mbytur, duke e bërë atë vrasësin më të madh serial në historinë e SHBA-së.

Litël ka sulmuar gra të reja, me lëkurë të errët. Shumë prej tyre ishin prostituta ose të varura nga droga, rastet e të cilave nuk raportoheshin në media ose madje nuk regjistroheshin si vrasje./MIA