Vozitje “tapë” në alkool, 14 shoferë gjobiten në Ohër

Gjatë mbrëmjes që lamë pas, 15/16.01.2022, gjatë periudhës prej orës 21.00 deri në ora 03.00, policia ka realizuar kontroll në territorin e Ohrit.

Për vozitje nën ndikim të alkoolit, polici sanksionoi 14 shoferë.

Të gjithëve u janë shqiptuar gjoba, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Bëjnë me dije se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, siç thonë, me qëllim që të shtohet siguria në rrugët e Maqedonisë së Veriut.