Voziti me 2.52 promilë alkool në gjak, kapet nga policia

Paralelisht me Ohrin, kontrolle policore janë kryer edhe në Shtip.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm në Shtip janë kapur 11 shoferë të cilët kanë qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

Njëri nga ata, i cili u kap gjatë periudhës prej orës 21:00 deri në ora 03:00 të mbrëmjes që lamë pas, është parë duke drejtuar veturën me 2.52 promilë alkool në gjak, transmeton TV21.

Nga MPB apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit.