Më 13.06.2026, në orën 20:00, në autostradën Shkup – Gjevgjeli, pranë fshatit Miletkovë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin I.R. (21 vjeç) nga fshati Batincë, komuna e Studeniçanit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar, zyrtarët policorë kanë konstatuar se I.R. po drejtonte një automjet të udhëtarëve të llojit “BMW” me targa të Shkupit me një shpejtësi prej 244 kilometra në orë, në një vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 120 kilometra në orë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj I.R. do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenit 297-a – “drejtim i pakujdesshëm/paresponsiv i mjetit motorik”.
Maqedoni Voziste me BMW 244 km/h në autostradë, arrestohet 21-vjeçari nga Batinca, i...





