Voton kandidati i ASH-së për Strugën, Idri Istrefi: Ora e Strugës ka filluar

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çasteshe dhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

“Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.