Votimi i 14 shkurtit në Kosovë, vetëm dy koalicione parazgjedhore

Vetëm dy koalicione parazgjedhore të komuniteteve, jo shumicë, do të marrin pjesë në procesin elektoral të parakohshëm të 14 shkurtit të Kosovës. Konfirmimi erdhi nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, pas përfundimit të afatit për partitë politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Forcat politike kryesore të Kosovës do të garojnë të vetme, edhe pse u përfol për një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Nisma, si dhe mes Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re. Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Data, sqaroi në detaje mënyrën e konfirmimit të votuesve jashtë territorit pas kritikave nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Daka theksoi se konfirmimi i aplikuesve për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit do të bëhet duke i telefonuar ata tri herë, në kohë të ndryshme.