Imuniteti nga Co vid mund të zgjasë mbi 10 vite!?

Flitet jo pak për imunitetin që trupi i njeriut fiton, pasi e mund njëherë koronavirusin, ndërsa në fillim të sëmundjes, ekspertët ishin jo shumë optimistë rreth kohëzgjatjes së këtij imuniteti.

Ndonëse nuk dihej ende asgjë me siguri, u fol për një imunitet që zgjaste disa jave, deri në disa muaj.

“Po mjeku Ilir Alimehmeti, në studion e “Open”, tha se në fakt imuniteti zgjat shumë më shumë nga çmendohej fillimisht, madje edhe për disa dekada.

“Mund të jetë më e gjatë nga sa mendohej, mund të jetë për dekada, ekspertët shprehen të kujdesshëm për të mos thënë për gjithë jetën, por imuniteti zgjat shumë më gjatë se çmendohej në fillim”, tha ai.