Von der Leyen: Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte një sukses

epa10079165 (L-R) Prime Minister of North Macedonia Dimitar Kovacevski, Prime Minister of Albania Edi Rama and President of the European Commission Ursula von der Leyen give a joint press conference at the end of a meeting on the first negotiations for accession to the European Union at the European Commission in Brussels, Belgium, 19 July 2022. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit që po zhvillohet në Slloveni, tha se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë një sukses.

Ajo u shpreh se BE është duke punuar fort për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, tha Ursula von der Leyen.

Kujtojmë se rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut u hap me miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.