Von der Leyen: Anëtarët e BE do të prodhojë në masë dronë dhe armë moderne për mbrojtjen e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për të forcuar mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të prodhojnë me ritme të shpejta pajisje moderne ushtarake në sasi të mëdha për mbrojtjen e Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, ajo bëri të ditur se zhvilloi një bisedë me kryeministrin ukrainas dhe nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë për reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian do të vazhdojë.

Von der Leyen tha se pjesë e diskutimeve ishte edhe përgatitja për sezonin e dimrit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike të energjisë në Ukrainë.

“Ne diskutuam gjithashtu përgatitjet për dimër dhe infrastrukturën kritike të energjisë. Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të plotë, përfshirë atë që lidhet me punën tuaj për përmirësimin e menaxhimit të sektorit të energjisë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.