Vogëlushja e mbytur në Itali është nga Çegrani i Gostivarit

Një vajzë dy-vjeçare me prejardhje nga Çegrani i Gostivarit, është mbytur të dielën e kaluar në një lumë në Itali, njofton Gostivari Sot, duke u thirrur në informata nga familjarët e të ndjerës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në kufirin midis qyteteve Montebelluna dhe Crocetta, në lokalitetin e Ciano.

Sipas raportimeve, ajo ishte larguar nga prindërit e saj dhe rryma e lumit e kishte rrëmbyer rreth 300 metra, ku edhe vogëlushja kishte ndërruar jetë.

Vogëlushen e kishte vërejtur një banore e cila u zhyt në lumë dhe provoi ta shpëtonte mirëpo, tashmë ishte shumë vonë dhe 2-vjeçarja kishte ndërruar jetë tashmë.

Në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe ekipi mjekësor si dhe karabinierët nga stacioni i Crocettas, ku edhe zjarrfikësit kishin ndërhyrë në këtë ngjarje, por tashmë ishte vonë.

Prokuroria Publike e Trevisos tashmë ka filluar hetimet lidhur për këtë ngjarje tragjike.

“Ne jemi në mbështetje të kësaj familjeje në një moment kaq të dhimbshëm”, tha kryebashkiaku i Crocettas, Marianella Tormena, për të komentuar atë që ndodhi.

“Ne jemi në mbështetje të kësaj familjeje në një moment kaq të dhimbshëm”, tha kryebashkiaku i Crocettas, Marianella Tormena, për të komentuar atë që ndodhi.

Prindërit e dy-vjeçares janë babai 21-vjeçar dhe nëna 20-vjeçe nga Çegrani i Gostivarit.

Gostivari Sot mëson se po ndihqet procedurat dhe këto ditë viktima duhet të sjellet në vendlindje për varrim.