Në mes të pandemisë fansat pyesin Tolgan se kur do vjen në Shqipëri, aktori ia kthen shkurt

Tolga Sayisman bashkëshorti i aktores shqiptare Almeda Abazi është bërë figurë shumë e pëlqyer edhe për publikun shqiptar.

Ai ua ka mundësuar dje ndjekësve të tij t’i shtrojnë pyetje në Instagram, dhe të shpeshta ishin ato lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë në përgjithësi.

Njëri nga ndjekësit kishte pyetur aktorin turk ‘Nëse do vjen sërish në Shqipëri pas pandemisë’ dhe Tolga ishte përgjigjur duke thënë ‘Gjithsesi’ dhe i bashkëngjiti një figurë të flamurit shqiptar.