Prokuroria e Shkupit kërkon masa ndëshkuese për 20 persona

Prokuroria Themelore Publike-Shkup, sot ka propozuar urdhër-dënim ndaj 20 personave, 19 prej të cilëve për mos-respektim të orës policore, derisa për njërin që nuk ka respektuar msën e vetizolimit.
Prokurorët kompetent i kanë propozuar Gjykatës Penale-Shkup që secilit nga të akuzuarit t’i shqiptohet dënim në të holla në vlerë prej 2 mijë euro.