Vodhi një veturë dhe pjesë të veturave, arrestohet i riu nga Shkupi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë 26-vjeçari A.S. nga Shkupi ka pranuar tre vjedhje, gjegjësisht i njëjti është arrestuar me 15.02.2022 pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur pranë Klinikës Stomatologjike në Shkup, pas çka në bisedë zyrtare me policinë ai ka pranuar edhe vepra të tjera penale, përcjell TV21.

“Më datë 14.02.2022 në rrugën “Gjorgji Kapçev” ka marrë veturën e pasagjerëve “Skoda Octavia”, me targa të Shkupit, në pronësi të D.I. (29) nga Shkupi. Të njëjtën ditë (14.02.2022), në rrugën “Metodija Shatorov Sharlo” ka marrë pjesë nga automjeti i tipit “Volkswagen Lupo” me targa të Shkupit, në pronësi të M.D. (27) nga Shkupi. Ndërsa, më 15.02.2022, në Blv.Vidoe Smilevski Bato, ka kryer vjedhje të rëndë ndaj personit R.L. (27) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e policisë.