VMRO kërkon Komision Special për betejën kundër KOVID-19

VMRO-DPMNE do të kërkojë formimin e Komisionit special për ballafaqimin me KOVID-19, komision të cilin duhet ta zgjedh Kuvendi. Ky është vendimi i mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit të partisë, informon SHENJA.

Komisioni sipas propozimit të VMRO-DPMNE duhet të përmbajë 11 anëtar, mes të cilëve edhe ministri i Shëndetësisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ndërsa anëtarët tjerë të jenë infektologë, epidemiologë, imunologë dhe internistë.