Antikorrupsioni dyshon se partitë kanë keqpërdorur buxhetin për fushatë zgjedhore

Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit dyshon se disa parti politike kanë shfrytëzuar fonde buxhetore për financimin e kampanjës politike.

“Disa nga partitë, duke mos pasur burime të mjaftueshme edhe nga llogaritë e rregullta por edhe nga llogaritë për zgjedhje, kanë marrë para nga buxheti dhe i kanë përdorur ato si donacion për të financuar fushatën zgjedhore të partisë”, tha Katica Nikolovska nga Antikorrupsioni.

Siç shpjegoi Nikollovska, hapi tjetër është që Enti Shtetërorë për Revizionit të hetojë dyshimet e dokumentuara.