VMRO-ja kundër shtyerjes së zgjedhjeve

Partia opozitare VMRO-DPMNE kundërshton shtyerjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Në emër të partisë ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev menjehere pas deklaratës së kryeministrit Zaev se zgjedhjet mund të anulohen nëse nuk votohen ligjet e dorezuara dite me pare ne Kuvend.

“Zgjedhjet do të ketë. Është rënë dakord për zgjedhjet nga të gjitha subjektet politike në takimin e liderëve te Pendarovski, dhe nuk ka ikje nga kjo”, tha sekretari i Përgjitshëm i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, Zaevi është në panik dhe po përpiqet në çdo mënyrë t’i anulojë zgjedhjet.

“Kishin tre vite kohë për t’i votuar të gjithë ligjet që konsiderojnë se janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, por nuk e bënë”, u shpreh Janushev.