Postimi i fundit i Mozzik, ka shtuar dyshimet nëse është dedikim për Loredanën.
Reperi Mozzik muajt e fundit ka qenë shumë i komentuar në shtypin rozë, sidomos për ndarjen nga Loredana, shkruan lajmi.net.
Në paraqitjet publike, reperi ka deklaruar se lidhja nuk funksiononte andaj i kanë ndarë rrugët, por gjithmonë ka shprehur respekt për të.
Së fundi, në një postim që ka bërë në InstaStory Mozzik ka shkruar “Shumë mirë që njerëzit kanë me tregu fytyrën e vërtetë”.
Ani pse nuk ka treguar se kujt ia dedikon, ai ngjalli dyshime se këto fjalë janë për Loredanën, e cila së fundi u komentua për një lidhje të mundshme me reperin Bonez.
Sa i përket thashethemeve, Loredana dhe Bonez, me anë të disa komenteve kanë lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.