Oliver Spasovski ka shikuar si Boki 13 ka hedhur miliona euro, e ka ditur se këto para janë ilegale dhe nuk ka ndërmarrë asgjë që ta hetojë krimin, me të cilën ka ndihmuar shmangien e drejtësisë.
Të gjithë e kanë parë se Spasovski ka qenë vazhdimisht në shoqëri dhe ka bashkëpunuar me Boki 13, derisa ai ka kryer zhvatje prej miliona eurove në vend. Kjo u konfirmoi në seancën e djeshme.
Edhe pse kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Boki 13, Ruskoska nuk e ka marr në pyete dhe priti që opinioni të kuptojë për marrëdhënien e tij me Boki 13 nga dëshmi i viktimës.
Spasovski nuk mund të manipulojë me opinionin. Nuk është e mundur që ai si njeri i parë i MPB-së të mos dijë për krimin e Boki 13.
Oliver Spasovski nuk ka besueshmëri të jetë ministër mëtutje. Oliver Spasovski duhet të përgjigjet për rolin e tij në zhvatje. Të gjitha keqpërdorimet do të hetohen dhe zbulohen, ndërsa përgjegjësi do të ketë pas 12 prillit pasi personalitete si Zoran Zaevi dhe Oliver Spasovski do të mposhten dhe sistemi i tyre zhvatje do të mbetet në histori.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së