Naser Pajaziti: Maqedonasit po punësohen duke u deklaruar si shqiptarë!

Naser Pajaziti
Çfarë po ndodhë kjo katrahurë para syve tanë. Punësohen maqedonas duke u deklaruar si shqiptarë për ta arrit përfaqësimin e shqiptarëve mbi 20 % nëpër institucionet e shtetit.

Kjo dukuri është shkelje brutale e ligjit dhe përfaqësimit të shqiptarëve që ka rënë nën 20 %.

Derisa kuadro të mirëfilltë dhe të rinj rrijnë pa punë dhe po ikin jashtë vendit, për çdo ditë hasen konkurse ku ndër kushtet e atyre që duhet pranuar është të jetë shqiptar.

Nëse vazhdon ky trend atëherë do të arrihet që të realizohet përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet e vendit, por vetëm pa shqiptarë. Kjo duhet parandaluar derisa është bërë apo nuk është bërë vonë!

Një thirrje publike atyre që kanë mandatin e popullit: Mos heshtni këtë dukuri, sepse po vrisni mundësitë, sakfrificat dhe të ardhmen e brezave të rinj dhe familjeve të tyre!