VMRO-DPMNE: Qeveria nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese, duhen zgjedhje

VMRO-DPMNE thotë se meqenëse kryeministri nuk iu përgjigj kërkesave, mbetet opsioni i vetëm – zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e ka konfirmuar lideri i partisë Hristijan Mickoski i cili tha se LSDM nuk ka përgjigje për të dyja opsionet dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht nëse partia do t’i votojë ndryshimet dhe pastaj të ketë zgjedhje, nga OBRM-PDUKM u përgjigjën:

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i saktë dhe konsistent– ​​ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ndodhin dhe ne nuk do t’i pranojmë. Qeveria nuk ka shumicë dhe prandaj zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme për të shpëtuar Maqedoninë”, Marija Miteva– zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, socialdemokratët akuzuan se ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve të Mickoskit nuk flet mirë për të. Partia ritheksoi se është mirë që të miratohen ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të hidhet poshtë teza bullgare për një komb në dy shtete dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

“Mickoski ka mundësi për t’iu bashkuar procesit të realizimit të qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE. Nëse e lëshon këtë rast, atëherë patjetër do të mbahet mend si peng i Apasievit, si politikan që gjithmonë, pa përjashtim, nuk ka përkrahur asnjë vendim për të ardhmen e vendit dhe ka bërë gjithçka për të ndalur përparimin e vendit”, thonë nga LSDM.