VMRO-DPMNE: Qeveria është e paaftë për tu përballur me krizën e virusit

VMRO-DPMNE akuzon se qeveria është e paaftë të përballet me krizën e coronavirusit dhe se në një ditë kemi mbi 2.000 raste të reja.

“Qeveria që nga fillimi nuk ka ditur si ta përballojë krizën e coronavirusit, fillimisht nuk ka pasur analiza, pastaj shtretër të lirë në spitale dhe në fund nuk ka pasur vaksina.

Aktualisht në Maqedoni janë mbi 20.000 raste aktive me coronavirus. Një qytet i tërë me madhësinë e Koçanit, Radovishit apo Kavadarit është i infektuar me Covid-19”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Si pasojë e qasjes së keqe, shtojnë nga atje, kemi mbi 8 mijë të vdekur nga Covid-19, pra po aq banorë sa një Krushevë, Kratovë apo Berovë, theksojnë nga partia e Mickoskit.

Ata sugjerojnë se nevojiten masa urgjente për t’u marrë me krizën e coronavirusit dhe një qasje e përgjegjshme.