VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM-së nuk di dhe nuk mund të përballet me koronavirusin.

Qeveria e LSDM-së nuk di dhe nuk mund të përballet me koronavirusin.

Për shkak të masave joadekuate, më shumë se 160.000 punëtorë i kanë humbur punët e tyre këtë muaj.

LSDM-ja nuk e dert që 15 mijë punëtorë nga sektori i turizmit dhe hotelierisë janë larguar nga puna.

Mançevski po bën fushatë, ndërsa administratorët nuk e dinë nëse qeveria do t’u paguajë pagën muajin tjetër ose jo. Ministrja e Financave, Nina Angellovska, konsideron se pagat e administratës duhet të ulen.

Kjo vetëm dëshmon se qeveria e LSDM-së sheh në çdo segment se sa mund t’i varfërojë më shumë qytetarët.

Qytetarët presin masa të qarta, konkrete dhe masa që do të jenë në të mirë të tyre.