Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital

Dy gra, të moshës 35 dhe 24 vjeç, kanë pësuar djegie të rënda gjatë një feste familjare në një shtëpi në Shkup.

Rasti është paraqitur në polici pas mesnatës, rreth orës 00:30, kur dy gratë janë dërguar në Qendrën Urgjente të kompleksit klinik „Nënë Tereza“ me lëndime të rënda trupore nga djegiet.

Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë në pronësi të nënës së njërës prej të lënduarave.

Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.